A përputhet e brendshmja juaj me të jashtmen tuaj?

a përputhet e brendshmja juaj me të jashtmen tuaj?

…mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush (në zemrat tuaja). – Luka 17:21

Ndonjëherë ne do të donim që gjërat të ndryshojnë por nuk jemi të gatshëm të bëjmë atë që nevojitet për t’i ndryshuar.

Kishte kohë në jetën time kur mërzitesha shumë për rrethanat e mia. Doja që Perëndia t’i ndryshonte për mua, dhe doja që Ai të ndryshonte edhe njerëzit përreth meje. Pastaj Ai më tregoi që kisha nevojë të punoja për të ndryshuar jetën time të brendshme përpara se të prisja ndryshime të mëdha në jetën time të jashtme.

Mateu 6:33 thotë që para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto do t’ju shtohen.

Pra, çfarë është mbretëria e Perëndisë? Bibla thotë që mbretëria e Perëndisë është në ne. Nëse keni pranuar Krishtin, kjo do të thotë që Ai po jeton në ju, dhe Ai do që të jetojë në një shtëpi të mirë frymërore. Kjo është e brendshmja juaj që është shumë e rëndësishme për Perëndinë.

Duhet të kërkojmë së pari mbretërinë e Perëndisë, duke lejuar Frymën e Shenjtë të marrë drejtimin. Kur e lejojmë Atë të punojë në ne, gradualisht ne do të fillojmë ta shfaqim dhe do të derdhet e do të ndryshojë çdo gjë rreth nesh!


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të mos shpërqëndrohem duke ndryshuar të jashtmen time kur Ti do që unë të përqëndrohem për të zhvilluar mbretërinë Tënde në zemrën time. Të ftoj të punosh në jetën time të brendshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon