një marrëveshje e mirë

një marrëveshje e mirë

Hidh mbi Zotin barrën tënde (çlironi peshën) dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti (përherë) të lëkundet (të rrëshkasë, rrëzohet apo bjerë). – Psalmeve 55:22

A e dini që Perëndia do të bëjë një marrëveshje me ju? Ai do që t’i jepni Atij gjithë shqetësimet, probemet dhe dështimet. Në shkëmbim, ai do t’ju japë paqen dhe gëzimin e Tij.

Perëndia vërtet do që të kujdeset për ne, por që ta lejojmë Atë, duhet të ndalojmë së shqetësuari për veten dhe për çdo gjë tjetër që nuk mund të kontrollojmë. Shumë njerëz do të donin që Perëndia të kujdeset për ta, por ata këmbëngulin të shqetësohen dhe të përpiqen të zbulojnë një përgjigje nga vetja, në vend që të presin për drejtimin e Perëndisë.

Perëndia do të japë paqe, por duhet fillimisht t’i japim Atij shqetësimet tona. Çfarë marrëveshje e shkëlqyer! Ne i japim Perëndisë shqetësimet tona, Ai na jep paqen e tij. Ne i japim mundimet dhe problemet, Ai na jep mbrojtjen, qëndrueshmërinë dhe gëzimin e tij. Është një bekim i mrekullueshëm dhe privilegj të kemi kujdesin prej Tij.


Lutje

Zot, ti më ke ofruar një marrëveshje të shkëlqyer. Ti mund të bësh më shumë gjëra se unë, prandaj të jap Ty gjithë shqetësimet e mia dhe marr paqen dhe gëzimin që Ti më ofron!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon