duhet të shijoni jetën tuaj

duhet të shijoni jetën tuaj

Për njeriun nuk ka gjë më të mirë sesa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e vet; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë. – Predikuesit 2:24

Kënaqësia është energjia që na duhet për të arritur vijën e finishit të një përpjekje me një sjellje të mirë. Mund ta çojmë veten drejt finishit, por diku përgjatë rrugës ndoshta bëhemi të hidhur dhe do të marrim një të rrahur në shpatull nëse nuk ndizemi dhe të marrim kohë për të shijuar udhëtimin.

Shumë njerëz punojnë vazhdimisht dhe stresohen, ndihen fajtorë që shijojnë dhe festojnë jetën kur Perëndia ka udhëzuar dhe urdhëruar edhe të punojmë edhe të shijojmë. Predikuesit 2:24 thotë që është mirë për ne që të qetësohemi dhe të shijojmë veten në mes të mundit tonë.

Mendimet tona janë zënë në këtë rrjetë. Satani ka mundur të na mashtrojë dhe kështu ai ka sukses duke i mbajtur njerëzit të shqetësuar dhe të konsumuar, duke u ndjerë të prekur dhe të përdorur nga të tjerët për shkak të punës së rëndë dhe përgjegjësisë.

Kemi nevojë për kohë pushimi dhe argëtimi njësoj si të punojmë dhe të arrijmë qëllimet. Duhet të jeni të zellshëm në ato që Perëndia ju kërkon të bëni, por sigurohuni që do të gjeni një balancë duke mësuar të shpërbleni veten dhe të festoni për progresin tuaj. Perëndia mendon se ju vleni!


Lutje

Perëndi, unë dua të shijoj jetën që Ti më ke dhënë. Më trego si të punoj fort por edhe të pushoj dhe të festoj progresin tim përgjatë rrugës. Faleminderit për jetën me bollëk në Krishtin!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon