thoni atë që thotë Perëndia

thoni atë që thotë Perëndia

Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh. – Jozueu 1:8

Perëndia na thotë se sa më shumë kohë të kalojmë duke medituar dhe duke folur Fjalën e Tij, aq më shumë përfitime do të shikojmë  çdo ditë dhe do të kemi një marrëdhënie më të afërt me Të. Ai premton që do të kemi sukses dhe do të përparojmë! (Shih Jozueu 1:8)

Unë mund ta dëshmoj këtë sepse ia kam dalë mbanë shumë sfidave dhe situatave të vështira në jetën time duke besuar dhe shpallur Fjalën e Perëndisë për jetën time.

Dicka e fuqishme ndodh kur flasim me zë të lartë Fjalën e Tij. Është mënyra si mësojmë të kemi qëllimisht mendimet e duhura, veçanërisht kur Fjala bëhet rrëfim personal i besimit.

Është e mrekullueshme të lexoni Fjalën dhe ta pranoni në zemrat tuaja, por kur e rrëfeni me zë të lartë, po ndërveproni me atë që Perëndia thotë dhe çlironi fuqinë në jetën tuaj.

Ju inkurajoj të kaloni kohë duke lexuar dhe medituar mbi Fjalën e Perëndisë, duke rreshtuar mendimet tuaja me të. Por ju inkurajoj të flisni Fjalën. Ju mund të vendosni të punoni fort për të ndryshuar jetën tuaj duke thënë atë që Perëndia thotë. Lexoni Fjalën e Tij dhe e flisni mbi rrethanat tuaja sot.


Lutje

Perëndi, unë dua të çliroj fuqinë e plotë të Fjalës Tënde në jetën time. Së bashku me leximin dhe meditimin mbi Fjalën Tënde, unë zgjedh ta flas sot mbi jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon