shqyrtoni mendimet tuaja

Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24

Nëse jeni një besimtar, me siguri keni mendime bazuar në Shkrimin përgjatë çdo dite, por mendoni pak për këtë: A po i përzjeni ato mendime me disa të tjera negative apo janë thjesht mendime të zakonshme që ju vijnë në mendje?

Për pjesën më të madhe të jetës sime, mendoja për çdo gjë që më vinte në kokë. Shumica prej të cilave ishin gënjeshtra nga Satani ose thjesht mendime të pakuptimta.

Lexoni Marku 4:24. Na thotë që sa më tepër kohë të shpenzojmë duke menduar për Fjalën, aq më shumë fuqi dhe aftësi do të kemi për të ecur sipas saj. Gjithashtu thotë se sa më shumë të lexojmë dhe të dëgjojmë nga Fjala, më tepër zbulesa do të marrim për ta kuptuar.

Në mish ne jemi përtacë dhe duam të marrim nga Perëndia pa asnjë mundim nga ana jonë, por nuk funksionon kështu. Do të merrni nga Fjala aq sa jepni.

Ju inkurajoj të merrni një vendim për të medituar në Fjalën e Perëndisë çdo ditë, sepse çdo moment që kaloni duke e përthithur atë, aq më shumë virtyt dhe njohuri do të merrni nga Perëndia.

Lutje

Zot, unë marr një vendim për të kaluar më shumë kohë në Fjalën Tënde çdo ditë. E di që ndërsa bëj këtë, do të marr më shumë dhe do të fitoj virtyt dhe njohuri prej Teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon