Perëndia po zgjidh lidhëset tuaja një nga një

Perëndia po zgjidh lidhëset tuaja një nga një

Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja (për të kuptuar dhe treguar) ndaj dashurisë së Perëndisë dhe në durimin e Krishtit. – 1 Thesalonikasve 3:5

Imagjinoni veten tuaj si një grumbull lidhësesh këpucësh që janë lidhur të gjitha bashkë, të gjitha janë me ngjyra të ndryshme. Çdo lidhëse përfaqëson një problem, dhe procesi i zgjidhjes së këtyre lidhëseve dhe drejtimi i tyre kërkon pak kohë dhe mund. U desh kohë që këto lidhëse të ngatërroheshin bashkë, dhe do të marrë kohë për t’i liruar të gjitha.

Në shoqërinë tonë moderne e të shpejtë, ne kalojmë nga një gjë tek tjetra, por Perëndia nuk e ka me nxitim. Ai nuk heq dorë kurrë dhe nuk i soset durimi. Ai do të merret me ne duke filluar nga diçka e veçantë, dhe më pas Ai do të na lejojë të bëjmë pak pushim, por jo për shumë gjatë. Së shpejti, Ai do të vijë dhe të fillojë përsëri të punojë për diçka tjetër. Ai do të vazhdojë derisa, një nga një, të gjitha lidhëset tona të jenë zgjidhur.

Nëse ndonjëherë duke sikur nuk po bëjmë progres, është për shkak se Zoti po zgjidh lidhëset një e nga një. Lejoni durimin e Tij të zhvillohet në ju, dhe herët ose vonë, do të shihni fitore në jetën tuaj dhe do të përjetoni lirinë që e keni dëshiruar për kaq shumë kohë.


Lutje

Perëndi, jam kaq i lumtur që Ti mund të zgjidhësh të gjitha lidhëset e mia dhe jeta ime të rregullohet. Më ndihmo të zhvilloj vendosmërinë dhe durimin ndërsa Ti punon pa pushim në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon