ka fuqi në Fjalën e Perëndisë!

ka fuqi në Fjalën e Perëndisë!

Mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qëndër të zemrës sate; sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre. – Fjalët e Urta 4:21-22

Bibla nuk është një libër i zakonshëm. Fjalët në faqet e saj janë si ilaç për shpirtin tonë. Ka fuqinë të ndryshojë jetën tuaj sepse ka jetë në Fjalën!

Kur zbuloni fuqinë dhe të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, do të filloni të shikoni ndryshime në jetën tuaj që vetëm kjo e vërtetë i sjell. Gjithashtu do të mësoni të njihni gënjeshtrat që armiku përpiqet të sjellë kundër jush.

Nëse sapo keni filluar të studioni Biblën apo ndiheni të frikësuar prej saj, mos mendoni se duhet ta lexoni të gjithën njëherësh apo të kuptoni gjithçka menjëherë. Bëni durim me veten. Gjëja e rëndësishme është që ta filloni diku dhe të jeni të vendosur t’i qëndroni asaj. Sa herë që lexoni Biblën dhe i kushtoni vëmendje asaj që po lexoni, do të mësoni diçka të re.

Fjalët e Urta 4:20 thotë: “Biri im, trego kujdes për fjalët e mia…” Është e rëndësishme ta kuptojmë sepse trego kujdes do të thotë më shumë se thjesht të lexojmë, do të thotë të meditojmë në Shkrimin apo ta sjellim në mend gjithë kohën.

Ndërsa kalojmë kohë duke lexuar dhe medituar për Fjalën e Perëndisë dhe mësojmë të biem dakord me të mbi gjithçka tjetër, ne do të mbushemi me jetën dhe fuqinë shëruese të Perëndisë.


Lutje

Perëndi, faleminderit për fuqinë jetë-dhënëse të Fjalës Tënde! Ndërsa lexoj dhe studioj, më mëso çfarë Ti do që unë të di dhe sill fuqinë shëruese në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon