dhurata më e madhe që mund të jepni

Jini të mëshirshëm (tregoni simpati, mirësi, gatishmëri dhe dhembshuri), pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm (dhe të gjitha të tjerat). – Luka 6:36

Është e jashtëzakonshme. Sa më shumë që mendoj për këtë, më e mrekulluar jam. Jep bekime të pamerituara dhe ndalon ndëshikimin kur është i merituar. Është absolutisht dhurata më e mirë që mund t’i jepni dikujt.

Dhurata quhet mëshirë. Shikoni, Jezusi erdhi në Tokë dhe tregoi mëshirë, prandaj kemi nevojë të mësojmë të jemi të mëshirshëm.

Me shembullin e Krishtit, mësojmë të duam dhe të lutemi për armiqtë tanë. Mësojmë të jemi miqësorë me ata që nuk na trajtojnë ashtu si do të donim. Mësojmë të japim dhe të kujdesemi për të varfërit dhe më të dobëtit që nuk do të kenë mundësi të na e shpërblejnë.

Mund t’u japim njerëzve që do të na japin dhurata si shkëmbim. Por bekohemi më tepër kur zgjedhim t’u japim atyre që nuk mund ta paguajnë, kjo është mëshirë.

Dhurata më e madhe që mund t’i jepni Perëndisë, është të bëheni si Jezusi gjithmonë e më shumë. Mund ta bëni duke trajtuar të tjerët ashtu siç Ai ju trajton juve. Jepuni njerëzve përreth dhuratën më të madhe që mund të kishin marrë ndonjëherë nga ju: mëshirën.

Lutje

Perëndi, të falenderoj për mëshirën që më jep falas çdo ditë. Unë zgjedh që këtë mëshirë t’ua jap të tjerëve. Në çdo rast që kam, do t’u tregoj atyre mëshirën që Ti më ke treguar mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon