fuqia e bashkësisë në Krishtin

fuqia e bashkësisë në Krishtin

Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë! – Mateu 23:24

Është e vështirë të besoni sa shumë denominacione dhe kisha të pavarura ka sot, por ka vetëm një Bibël, një mesazh.

Përgjatë viteve, për shkak të krenarisë dhe mendje-ngushtësisë, njerëzit kanë ndjerë nevojën për të zhvilluar një mori kishash dhe grupe kishash, edhe versione të ndryshme biblash, për të mbështetur interpretime të ndryshme të asaj që besojnë se Bibla thotë.

Kam kuptuar që asnjë nga ne nuk është njëqind përqind i saktë. Shumë nga gjërat për të cilat diskutojmë janë për të ardhur keq. Tek Mateu 23:24, Jezusi u tha Farisenjve që kanë situr mushkonjën dhe kanë kaqërdirë devenë. Ishin merakosur kaq shumë për gjërat e vogla saqë kjo i kishte penguar të merreshin me gjërat e rëndësishme.

Nëse lejojmë gjykimin, urrejtjen dhe ndasitë të zënë vend në jetët tona, do të jemi të pafuqishëm për t’i ndaluar. Vetëm marrëveshja dhe bashkimi në dashurinë e Krishtit do të sjellin fuqinë për të mposhtur gjykimin. Dashuria e Krishtit është gjithmonë më e madhe se kritikat dhe ndasitë me të tjerët.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më vër në dukje çdo mëkat në zemrën time që shkakton ndarje, gjykim apo urrejtje të çdo lloji që ndikon jetën time. Unë dua të eci në dashurinë Tënde dhe të kem bashkësi me vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon