Fol Me Perëndinë Për Atë Që Është

Fol Me Perëndinë Për Atë Që Është

dhe tha: «O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë. (2 KRONIKAVE 20:6)

Kur mbreti Jozafat pati një problem, ai shkoi tek Zoti. Por ai nuk shkoi tek Zoti thjesht për të folur për problemin e Tij; ai shkoi te Zoti dhe foli për Kush Ai është. Në vend që të flasim vetëm për problemet tona, ne gjithashtu duhet t’i flasim Zotit për Atë që Ai është. Ne duhet t’i themi sa i mrekullueshëm është, sa i mirë ka qenë Ai me ne, për çfarë ka bërë Ai në të shkuarën, dhe çfarë ne dimë se është në gjendje të bëjë për shkak të madhështisë së Tij. Pasi ta kemi lavdëruar dhe adhuruar Atë në këtë mënyrë, atëherë ne mund të flasim për problemin.

Unë mund të mendoj disa njerëz që më telefonojnë vetëm kur kanë probleme, dhe kjo më lëndon sepse e ndjej që nuk janë të interesuar për mua, por vetëm për çfarë unë mund të bëj për ta. Unë jam e sigurtë që e keni përjetuar këtë dhe jeni ndjerë në të njëjtën mënyrë. Këta njerëz mund ta quajnë veten miqtë e mi, por në realitet nuk janë. Sigurisht, miqtë janë për kohët e telasheve, por ata nuk janë veç për këto kohë. Miqtë janë për kohët e mira gjithashtu. Ne duhet të kalojmë kohë me miqtë tanë jo vetëm duke folur për problemet tona, por gjithashtu duke i inkurajuar ata, duke i vlerësuar dhe mbështetur me fjalë dhe veprime.

Kur të kaloni kohë me Perëndinë sot, sigurohuni t’i flisni Atij për Veten e Tij dhe për çdo të mirë që bën për ju, përpara se të flisni për problemet tuaja.

Abrahami ishte një mik i Perëndisë. Unë dëshiroj të kem miqësi me Perëndinsë gjithashtu, dhe besoj se edhe ju e dëshironi këtë. Perëndia nuk është vetëm zgjidhësi i problemeve tona; Ai është gjithçka për ne.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Foli Perëndisë për atë që Ai është përpara se të flasësh për veten tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon