Fryma E Shenjtë I Flet Frymës Tonë

Fryma E Shenjtë I Flet Frymës Tonë

Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi (drejtësia e zemrës dhe qëndrimi i drejtë me Perëndinë) dhe për gjyq. (GJONI 16:8)

Fryma e Shenjtë i flet frymës tonë për të na bindur për mëkat dhe për të na bindur për drejtësi. Bindja e Tij synon të na bindë për pendim, që do të thotë të kthehemi dhe të shkojmë në drejtimin e duhur dhe jo në atë të gabuar në të cilin po shkojmë aktualisht.

Bindja është plotësisht ndryshe nga dënimi. M’u desh një kohë e gjatë për ta mësuar këtë dhe si rezultat, gabimisht ndihesha e dënuar sa herë që Fryma e Shenjtë më bindte për diçka në jetën time që nuk përputhej me vullnetin e Perëndisë. Bindja synon të na largojë nga diçka, të na ndihmojë të ngjitemi më lart në vullnetin e Perëndisë dhe në planin e Perëndisë për jetën tonë. Dënimi, nga ana tjetër, na shtyp dhe na vë nën barrë.

Ndjenja e një turpi ose faji të shëndetshëm kur ne fillimisht jemi të dënuar për mëkat është normale. Por, të vazhdosh të ndjehesh fajtor pasi je penduar për mëkatin nuk është e shëndetshme, as nuk është vullneti i Perëndisë. Në historinë e gruas së kapur në tradhti bashkëshortore ( shih Gjoni 8:3-11), Jezusi provon që dënimi çon vetëm në vdekje, por bindja na çliron në një jetë të re të lirë prej mëkatit.

Duke qenë se Perëndia nuk na dënon , ne mund të lutemi pa frikë: “Zot, më trego mëkatet e mia. Më bind për çdo gjë që jam duke bërë që thyen ligjin Tënd të dashurisë për të tjerët ose që më mban larg vullnetit Tënd. Ruaje ndërgjegjen time të ndjeshme ndaj zërit Tënd. Më jep forcë të jem e lirë nga mëkati. Amen.” Të jetuarit në këtë mënyrë do të rrisë ndjeshmërinë tonë ndaj zërit të Perëndisë në jetët tona.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Satani dënon, Fryma e Shenjtë bind.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon