gjeni tek Fjala përgjigjet dhe fuqinë që ju duhet

gjeni tek Fjala përgjigjet dhe fuqinë që ju duhet

Sepse Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe… dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës. – Hebrenjve 4:12

Kur njerëzit më pyesin se ku të fillojnë me leximin e Biblës, u them që nuk ka ndonjë vend të gabuar. Mund të studioni çdo gjë që ju ndihmon. Kur fillova të studioja Fjalën, nuk kisha marrëdhënie të mira sepse nuk e kuptoja çfarë ishte dashuria e vërtetë. Prandaj, fillova të studioja subjektin e dashurisë, dhe mësova që është më tepër se një ndjenjë sentimentale. Është një vendim që merrni për mënyrën si do
të trajtoni njerëzit.

Duke studiuar çfarë Bibla thotë për dashurinë, mësova si të doja. Jeta ime filloi të ndryshonte.

Me çfarëdo që të jeni duke u përballuar, mund të gjeni vargje duke përdorur një përkues biblik. Për shembull, nëse po përballeni me inatin apo frikën, shkoni tek përkuesi në fund të Biblës dhe kërkoni këto fjalë që të gjeni vargjet që flasin për to. Kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju drejtojë dhe t’ju zbulojë të vërtetën.

Nuk ka rëndësi se ku filloni, mbani mend që Fjala është e gjallë dhe Perëndia do që t’i flasë zemrës suaj sot!


Lutje

Zot, e di që Ti do të më flasësh. Më ndihmo të gjej urtësinë dhe fuqinë që më duhet tek Fjala Jote sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon