i flisni malit Fjalën e Perëndisë

i flisni malit Fjalën e Perëndisë

Sepse ju them në të vërtetë, nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit e hidhu në det” dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. – Marku 11:23

Kur Jezusi tha që t’i flasim malit, ta urdhërojmë të luajë vendit dhe të hidhet në det, Ai po bënte një deklaratë radikale.

Zakonisht ne flasim për “malet” ose sfidat në jetët tona, por Fjala e Perëndisë na udhëzon t’u flasim atyre. Duhet t’u përgjigjemi me Fjalën e Perëndisë.

Te Ungjilli sipas Lukës kapitulli 4, Satani po mundohej të tundonte Jezusin në shkretëtirë, Ai iu përgjigj çdo tundimi me fjalë nga Shkrimi. Ai vazhdimisht citoi vargjet që kundërshtonin gënjeshtrat dhe mashtrimin e të ligut.

Ne përpiqemi ta bëjmë këtë për pak kohë, por kur nuk shikojmë rezultat të shpejtë, ndalojmë t’u përgjigjemi problemeve me Fjalën dhe fillojmë të flasim me anë të ndjenjave tona. Këmbëngulja është një lidhje jetike për sigurimin e fitores.

Përsëritja e vazhdueshme e Fjalës është e fuqishme dhe padyshim e nevojshme në mposhtjen e çdo problemi apo situate negative. Njihni mirë atë që dini dhe jini të vendosur t’i qëndroni deri në fund asaj që njihni.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më kujto t’u flas problemeve të mia Fjalën për çdo ditë. Sa herë që unë dorëzohem dhe filloj të ankohem apo dëshpërohem, më kujto të flas Fjalën Tënde me guxim dhe besim në Ty që të lëviz malet!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon