si të zhvilloni dhuntitë tuaja

si të zhvilloni dhuntitë tuaja

Dhe të gjitha këto (dhuntitë, arritjet, aftësitë) i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë (e Shenjtë), duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç, ashtu si do vetë. – 1 Korintasve 12:11

Njerëzit më pyesin si të zbulojnë dhe zhvillojnë dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Po rreshtoj disa hapa që unë kam zbuluar:

  1. Përqëndrohuni në fuqinë që Perëndia ju ka dhënë. Duke u përqëndruar në fuqitë tuaja, do t’ju ndihmojë të përmbushni thirrjen që Perëndia ka vendosur në jetën tuaj.
  2. Ushtroni dhuntinë tuaj. Gjeni diçka që ju pëlqen ta bëni dhe që e bëni mirë dhe përsëriteni. Doni të dini çfarë do të ndodhë? Do të ndiheni më mirë për veten tuaj sepse nuk do të ndiheni të mposhtur.
  3. Kini guxim të jeni ndryshe. Kur përpiqeni të jeni dikush tjetër dhe nuk pëlqeni personin e veçantë që jeni, nuk ndiheni të lutmur.
  4. Mësoni të pranoni kriticizmin. Kini mjaftueshëm besim te personi që jeni në Krishtin, në mënyrë që të dëgjoni të tjerët dhe të jeni të hapur të ndryshoni pa u ndjerë që duhet të bini dakort me pikëpamjen e tyre apo të kërkoni aprovimin e tyre.

Perëndia ka mbjellë madhështi brenda jush. Lini të sotmen të jetë fillimi i një aventure ndërsa hidhni një hap dhe përdorni dhuntitë që Ai ju ka dhënë.


Lutje

Perëndi, dua të kultivoj dhe zhvilloj dhuntitë që Ti më ke dhënë. Më jep guxim të të ndjek Ty dhe të zhvilloj dhuntitë dhe aftësitë që ke vendosur në mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon