Dashuria e vërtetë – energjia e jetës!

Dashuria e vërtetë – energjia e jetës!

Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi… – Veprat e Apostujve 17:28

Dashuria është energjia e jetës. I motivon njerëzit të ngrihen në mëngjes dhe të nisin ditën. I jep jetës qëllim dhe kuptim.

Njerëzit ndonjëherë ndjejnë që nuk kanë dashuri dhe nuk kanë asnjë njeri që t’i dhurojë dashuri. Ata zhvillojnë këtë mendësi sepse po kërkojnë për përmbushje në mënyra që duken të mira në fillim por që më pas ndihen të inatosur, zhgënjehen dhe ndihen bosh përbrenda.

A ju ka ndodhur ndonjëherë? A keni kërkuar ndonjëherë për dashurinë dhe në vend të kësaj jeni ndjerë të papërmbushur? Më lejoni t’ju pyes: Çfarë lloj dashurie po ndiqni?

Ndoshta mendoni që po kërkoni për dashurinë, por në të vërtetë po kërkoni për Perëndinë, sepse Ai është dashuri. Çdo dashuri që është e shkëputur prej Perëndisë nuk është në fakt dashuri dhe do të ndiheni të papërmbushur.

Bibla thotë që në Të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi. Kjo më tregon mua që pa Atë, jeta nuk është e plotë.

Të gjithë po kërkojmë për dashuri, por a po kërkoni për dashurinë e Perëndisë? Është e vetmja dashuri që ka rëndësi, e vetmja që zgjat dhe e vetmja dashuri që përmbush.


Lutje

Zot, nuk dua të kaloj jetën time të papërmbushur, duke ndjekur një dashuri që nuk është prej Teje. Nëse nuk gjendet në Ty, nuk është dashuri e vërtetë, sepse Ti je dashuri. Sot, unë gjej dashurinë në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon