njihni Fjalën

njihni Fjalën

Të rinj, ju shkrova sepse jeni të fortë dhe Fjala e Perëndisë rri (gjithmonë) në ju (në zemrat tuaja) edhe e keni mundur të ligun. – 1 Gjoni 2:14

Nëse keni pyetur veten përse duket sikur jeni gjithë kohën duke u përballur me probleme, njëri pas tjetrit, dhe nuk keni asnjë fitore në jetën tuaj, mund të duhet të kaloni më tepër kohë duke qëndruar në Fjalën.

Shumë besimtarë shkojnë në kishë çdo javë për të dëgjuar dikë të predikojë Fjalën, por asnjëherë nuk e dinë Fjalën nga vetja. Nëse doni të jetoni në fitore, jepini Fjalës së Perëndisë një vend përparësie në jetën tuaj të përditshme. Nga ana praktike, kjo mund të kërkojë rrëfimin e Fjalës ndërsa bëheni gati në mëngjes, apo dëgjoni një mësim ose muzikë adhurimi gjatë rrugës për në punë. Ndoshta doni të shfrytëzoni orarin e drekës për të lexuar Fjalën apo të luteni.

Këto janë thjesht disa ide për të integruar Fjalën e Perëndisë në jetën tuaj. Bëni atë që është më mirë për ju për tu siguruar që po këmbëngulni rregullisht në të vërtetën e Tij. Jeta juaj do të ndryshojë kur t’i jepni Fjalës së Tij përparësinë kryesore.


Lutje

Zot, unë dua të integroj Fjalën Tënde plotësisht në jetën time. Nuk dua të dëgjoj dikë të më thotë Fjalën një herë në javë, unë dua ta mësoj për veten time. Më drejto dhe më trego mënyrat si të këmbëngul në Fjalën Tënde vazhdimisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon