hiqni maskën

hiqni maskën

Por ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, shdërrohemi në të njëjtin shëmbëllim nga lavdia në lavdi, si prej Frymës së Zotit. – 2 Korintasve 3:18

Shumë herë ne sillemi ndryshe nga ajo që ndjejmë përbrenda. Për shkak se kemi dobësi, të meta dhe frikëra, ne fshehim ato gjëra që mendojmë se na bëjnë më pak të pëlqyeshëm dhe të dëshirueshëm. Pra, veshim maska.

Rreziku i maskës është që na keqprezanton neve. Çfarë të tjerët shikojnë është një gënjeshtër. Nuk është kush ne jemi apo për çfarë kemi lindur të jemi. Ne mund të ndryshojmë të jashtmen, por nuk mund të ndryshojmë kush ne jemi nga përbrenda, vetëm Perëndia mund të ndryshojë zemrat tona.

Kemi nevojë të kuptojmë që Perëndia na do ashtu si jemi tani dhe dashuria e Tij për ne nuk do të zvogëlohet asnjëherë.

Lajmi i mirë nuk mbaron me kaq. Letra e dytë drejtuar Korintasve 3:18 thotë që Perëndia po na ndryshon dhe po na bën më tepër si vetja, duke rregulluar të metat që ne duam t’i fshehim.

Besojini Atij për të hequr maskën tuaj. Do ta gjeni veten të ndryshuar, ashtu siç unë e gjeta, pak nga pak duke i ngjasuar imazhit të Tij.


Lutje

Zot, unë e kuptoj që shpesh vesh një maskë në vend që të përshtatem dhe të gjej pranim. Sot, unë marr një vendim të gjej pranim në Ty. Ndërsa ti më mbush me dashurinë Tënde, vazhdo të më ndryshosh në imazhin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon