Në Krahasim, Nuk Është Asgjë

Në Krahasim, Nuk Është Asgjë

Sepse unë mendoj, se vuajtjet e kohës së tanishme ( të jetës së tanishme) nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të zbulohet në ne.” (ROMAKËVE 8:18)

Çfarë do të thotë të ndash vuajtjet e Krishtit? Përfundimi është se në çdo kohë që mishi ynë dëshiron të bëjë një gjë dhe Fryma e Perëndisë dëshiron që ne të bëjmë diçka tjetër, mishi ynë do të vuajë nëse zgjedhim të ndjekim Frymën. Nuk na pëlqen kjo, por vargu për sot thotë se nëse duam të ndajmë lavdinë e Krishtit, ne gjithashtu duhet të jemi të gatshëm të ndajmë vuajtjet e Tij.

Ende mund të kujtoj se kam vuajtur gjatë viteve të para të ecjes në bindje ndaj Frymës së Perëndisë. Mendoja, I dashur Zot, a do ta kapërcej ndonjëherë këtë? A do të arrij ndonjëherë në pikën ku të bindem Ty dhe të mos lëndohem ndërsa po e bëj?

Sapo oreksi i mishit të mos ketë më kontroll, ne arrijmë në pikën ku bindja ndaj Perëndisë është e lehtë, ku në të vërtetë gëzojmë t’i bindemi Atij. Ka gjëra që janë të lehta për mua tani që dikur ishin shumë të vështira dhe të dhimbshme dhe e njëjta gjë u ndodh të gjithëve që janë të gatshëm të kalojnë vështirësitë për të arritur në lavdinë.

Tek Romakëve 8:18, Pali në thelb tha: “Tani vuajmë pak, por çfarë? Lavdia që do të vijë nga bindja jonë tejkalon shumë vuajtjet që durojmë tani.” Ky është një lajm i mirë! Çfarëdo që të vuajmë, çfarëdo që të mund të kalojmë, nuk është absolutisht asgjë në krahasim me gjërat e mira që Zoti do të bëjë në jetën tonë ndërsa vazhdojmë me Të.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha në jetën tënde, ndërsa vazhdon të ecësh përpara me Të.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon