Ti Nuk Mund Të Ngasësh Një Makinë Të Parkuar

Ti Nuk Mund Të Ngasësh Një Makinë Të Parkuar

Stabilizoji hapat e mi sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë. (PSALMI 119:133)

Njerëzit shpesh pyesin, “Si ta dij unë çfarë Perëndia dëshiron që të bëj me jetën time?” Disa kalojnë shumë vite duke qenë plotësisht të palëvizshëm sepse presin të dëgjojnë një zë nga qielli që do u thotë se çfarë të bëjnë.

Këshilla ime më e mirë për këdo që është në këtë pozicion ëshët thjesht bëj diçka. Bëj çfarë ti mendon se Perëndia po të thërret të bësh dhe nëse gabon, Ai do të ndihojmë ta korrigjosh. Mos e harxho jetën tënde duke patur frikë se do gabosh, duke mos u përpjekur kurrë t’i bindesh asaj që beson se Perëndia të ka folur ty. Më pëlqen të them, ti nuk mund të lëvizësh një makinë të parkuar. Ti duhet të jesh në lëvizje nëse dëshiron që Perëndia të të tregojë rrugën ku të shkosh. Ai nuk ka nevojë të të thotë “kthehu majtas” nëse ti nuk je duke shkuar diku. Por nëse ti lëviz, Ai mund të të japë udhëzime.

Më lejoni të them një fjalë urtësie. Sigurisht që ka raste kur duhet të qëndrojmnë të qetë, të presim Zotin, të lutemi dhe të mos marrim masa të menjëhershme. Por kjo nuk vlen për çdo situatë. Ka raste kur e vetmja mënyrë që të zbulojmë vullnetin e Zotit është të lëvizim në një drejtim të caktuar dhe ta lëmë Atë të na flasë dhe të na udhëheqë ndërsa shkojmë. Nëse po shkoni në drejtim të gabuar, Ai do ta mbyllë atë derë dhe do të hapë një tjetër.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Sigurohu të jeni në marshin e duhur, kur luteni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon