Perëndia mund të pastrojë çdo rrëmujë

Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i ofrohet Perëndisë duhet (domosdoshmërisht) të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë atë. – Hebrenjve 11:6

Unë jam abuzuar gjatë fëmijërisë time. Jeta ime ishte e tmerrshme! Nuk mbaj mend të kem qënë e lumtur derisa arrita të njëzetat e mia. Mendja ime ishte rrëmujë, emocionet e mia ishin rrëmujë…çdo gjë ishte një rrëmujë!

Por falë Perëndisë, nuk qëndrova rrëmujë! Perëndia është marrë me mua, më ka ndryshuar dhe ka rregulluar gjithçka. Tani unë kam një marrëdhënie me Perëndinë, paqe të vërtetë dhe gëzim, marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë, dhe po bëj atë për çfarë Perëndia më ka thirrur.

Hebrenjve 11:6 na thotë se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë atë. Unë kam zbuluar që çdo gjë që sakrifikova për t’u afruar me Perëndinë dhe t’i bindem atij, e kam marrë mbrapsht shumëfish. Dhe çfarë Ai më dha ishte shumë më e mirë.

Mund të jeni duke menduar “Por Xhojs, ti nuk e di se çfarë po kaloj unë. Është shumë e vështirë!”

E kuptoj, edhe unë kam kaluar sfida të vështira. Por Perëndia do të shpërblejë ata që e kërkojnë atë. Qëndroni të vendosur për ta kërkuar Atë në mes të vështirësive. Ai është më shumë se i aftë të pastrojë rrëmujën tuaj!


Lutje

Perëndi, unë besoj që Ti mund të pastrosh rrëmujën time. Në vend që të ngec në telashet e mia, unë të kërkoj Ty sot dhe pres që Ti të bësh diçka të mirë në mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon