…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë. – Hebrenjve 12:2
Zakonisht ka dy anë të çdo gjëje. Edhe kryqi ka dy anë: anën e kryqëzimit dhe të ringjalljes. Jezusi duhet të duronte njërën anë për të shkuar të tjetra. Nëse nuk do të kishte duruar, atëherë të gjithë do të ishim pa Shpëtimtar dhe pa mëkate të falura.
Hebrenjve 12:2 thotë që Jezusi për gëzimin që kishte në anën tjetër të kryqit, ringjallja, duroi dhimbjen. Ashtu si Jezusi, ne duhet të durojmë gjërat më të vështira. Përkufizimi im i durimit është “t’i rezistojmë djallit; të jemi të qëndrueshëm mjaftueshëm për të lejuar sfidat të bëjnë çfarë nevojitet për jetën tonë dhe për të kaluar nga njëra anë e kryqit tek tjetra.”
Edhe nëse përjetojmë rrethana të papritura, të vuajmë nga diçka që kemi bërë gabim apo t’i rezistojmë tundimit dhe mëkatit duke bërë atë që është e drejtë, duhet të kalojmë përmes disa gjërave. Rezultati i mirë është gëzimi që ju pret në anën tjetër të kryqit.
Sot, inkurajohuni nga mënyra si Jezusi u përball me sfidat. Ai e dinte gëzimin që ishte përpara Tij dhe duroi deri në fund. Ai ju ka dhënë fuqinë për të bërë të njejtën gjë.
Lutje
Perëndi, unë dua të duroj si Jezusi. Më ndihmo të kem një vizion të gëzimit të mbajtjes së kryqit që më pret, në mënyrë që unë të duroj çdo sfidë që më vjen përpara me hirin Tënd.