Nevoja për thyerje

nevoja për thyerje

Për këtë ngazëllehuni, ndonëse tani, në qoftë se duhet, për pak kohë, duhet të trishtoheni në tundime të ndryshme, që sprova e besimit tuaj…të dalë për lëvdim, nder e lavdi… – 1 Pjetër 1:6-7

Fjala thyerje mund të sjellë frikë në disa njerëz, por nuk është në të vërtetë një fjalë e keqe. Perëndia nuk dëshiron të thyejë frymën tonë, por Ai do që të thyejë guackën e jashtme, mishin që e ndalon Atë për të qënë gjithçka që Ai do që të jetë brenda dhe përmes nesh. Ai do që të thyejë gjëra si krenaria, rebelimi, egoizmi dhe pavarësinë. Perëndia do që të varemi plotësisht nga Ai dhe duket sikur vuajtja na sjell në këtë gjendje.

Ndonjëherë njerëzit habiten që u duhet të kalojnë përmes sfidave dhe sprovave. Edhe kur jemi besnikë për të mësuar dhe t’i bindemi Fjalës, sfidat do të vijnë. Dhe ndonjëherë sfidat vijnë për të testuar dhe pastruar besimin tonë.

Kur këto sfida vijnë në rrugën tonë, pranojini, sepse vijnë për të na drejtuar në thyerje. Perëndia do që të jetojmë me anë të Frymës, jo nga mishi, dhe kjo është më e thjeshtë kur e lejojmë Atë të thyejë nga jeta jonë çdo mëkat apo zakon të egoizmit ose tipare, të cilat na mbajnë larg Tij.

A doni të jeni më afër me Perëndinë sot? Pranoni thyerjen, duke e ditur që do t’ju drejtojë në gjëra më të mëdha në jetën tuaj.


Lutje

Frymë e Shenjtë, e kuptoj që ndonjëherë kam nevojë për thyerjen. Mund të mos jetë e rehatshme, por unë të ftoj të thyesh dhe të largosh çdo gjë që më mban larg Teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon