Perëndia Do Të Drejtojë Udhëtimin Tuaj

Perëndia Do Të Drejtojë Udhëtimin Tuaj

Hapat e njeriut i drejton Zoti kur i pëlqejnë rrugët e tij. – Psalmeve 37:23

Jeta e krishterë i ngjason një udhëtimi. Fryma e Shenjtë është udhëzuesi ynë…Ai na drejton çdo ditë. Dhe Ai është gjithmonë duke na drejtuar në atë që është më e mira për jetën tonë. Çelësi i një udhëtimi të suksesshëm dhe të kënaqshëm është të ndjekësh Atë.

Por, çfarë do të thotë të ndjekësh Perëndinë? Parimisht, do të thotë t’i bindesh Atij, të ndjekësh drejtimin e Tij dhe të bësh, çfarë Ai thotë.

Shumë herë ne ecim përpara Perëndisë. Ne mund të mendojmë që dimë drejtimin më të mirë që duhet të marrim apo bëhemi të paduruar me kohën e Tij dhe marrim një kthesë të gabuar, sepse duket si më e shpejtë. Problemi qëndron në faktin se, sapo ne kuptojmë që është rrugë qorre, ne duhet të kthehemi mbrapsht, nga ku u nisëm.

Lajmi i mirë është që Perëndia është në po atë vend ku devijuam duke pritur të marrë drejtimin përsëri dhe të na tregojë rrugën e duhur, nëpër të cilën duhet të shkojmë.

Zoti ka planifikuar secilin nga udhëtimet tona në mënyrë të përsosur. Kemi nevojë të kuptojmë që Ai na do, që është i mire, i drejtë dhe që mund t’i besojmë Atij.

Ne mund t’i besojmë Atij të na drejtojë në një rrugë që është e duhura për ne. Ne mund t’i besojmë Atij të na korrigjojë kur humbasim rrugën dhe të na drejtojë në të duhurën. Ne mund t’i besojmë Atij me të tjerët që sjell në rrugën tonë. Ne mund t’i besojmë Atij me jetën tonë…pikë.

Ndiqni drejtimin e Frymës Shenjtë, sepse Ai e di rrugën dhe Ai do të jetë gjithmonë me ju. Besojini Atij t’ju drejtojë në gjithë të mirat që ka planifikuar për jetën tuaj shumë më përpara se të kishit lindur. Dhe shijojeni udhëtimin.


Lutje

Perëndi, Fjala Jote thotë që Ti drejton hapat e të perëndishmit. Unë të besoj ty të më drejtosh në udhëtimin që Ti ke për mua dhe e di që kur unë humbas rrugën, ti je gjithmonë aty për të më ndihmuar ta rigjej dhe të vazhdoj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon