qëndrim falenderues

qëndrim falenderues

Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. – Psalmi 34:1

Të gjithë e dimë që duhet të jemi mirënjohës për bekimet tona. Perëndia na thotë në Fjalën e Tij që të jemi falenderues dhe ne e dimë nga përvojat tona që kur fillojmë të lavdërojmë Perëndinë ashtu si duhet, barrat tona dhe telashet bëhen më të lehta për shpatullat tona.

Mbreti David thotë: “Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjtihnjë në gojën time… Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.” (Psalmi 34:1, 19).

Kjo është fuqia e falenderimit. Jo vetëm që na ndihmon të çlirohemi, por nëse ndalojmë dhe i japim falenderim Perëndisë për bekimet që ne shijojmë gjatë jetës, fillojmë të marrim bekime edhe më të mëdha, akoma më tepër për të qënë falenderues.

Ju inkurajoj të merrni kohë të praktikoheni për të qënë falenderues. Kemi kaq shumë për të qënë falenderues dhe kemi nevojë të përqëndrohemi për çdo ditë. Mbani mend këshillën e psalmistit: “Hyni në portat e tij me falenderim…kremtojeni, bekoni emrin e tij.” (Psalmi 100:4)


Lutje

I dashur Perëndi, fuqia e falenderimit është vërtet e jashtëzakonshme. Faleminderit për bekimet e çdo dite dhe që punon në jetën time. E di që pa Ty, unë nuk kam asgjë, të falenderoj për mirësinë që më ke treguar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon