Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues [në uri të thellë], duke kërkuar cilin mund të përpijë. (1 PJETRI 5:8)
Dëgjimi i Frymës së Shenjtë do të na mbajë të ekuilibruar në çdo fushë të jetës sonë. Fryma do të na tregojë kur po harxhojmë shumë para ose nuk harxhojmë sa duhet, kur flasim shumë ose nuk flasim sa duhet, apo edhe kur pushojmë shumë ose nuk pushojmë sa duhet. Çdoherë që po bëjmë shumë ose shumë pak nga diçka, jemi jashtë ekuilibrit.
Vargu për sot thotë se ne duhet të jemi të kthjellët që Satani të mos marrë avantazh ndaj nesh. Për vite me radhë ai mori avantazh ndaj meje sepse unë nuk isha e kthjellët në qasjen time ndaj punës. Unë ndihesha sikur e gjithë jeta ime duhej të organizohej rreth punës. Për sa kohë që punoja dhe përmbushja diçka, nuk e ndjeja fajin që djalli po përdorte kundër meje. Por ajo nxitje për të punuar gjithë kohës nuk ishte nga Perëndia; ajo nuk po më shtynte drejt gjërave të perëndishme në jetën time. Puna është diçka e mirë, por unë gjithashtu duhet të pushoja dhe të kënaqesha.
Çdo ditë ndërsa kërkoni të dëgjoni nga Perëndia, kërkojini Atij t’ju tregojë çdo fushë të jetës tuaj që është jashtë ekulibrit dhe punoni me Të për të bërë rregullimet e duhura. Ne kemi shumë gjëra në jetë për tu mashtruar dhe prandaj është e lehtë të dalim jashtë ekulibrit, por Perëndia është gjithnjë i gatshëm të na ndihmojë. Thjesht kërkojeni Atë nëse jeni duke bërë shumë më tepër ose më pak dhe bëni ndryshimet që Ai rekomandon.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Qëndroni të ekulibruar me ndihmën e Perëndisë.