Sepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona, por që u tundua në të gjitha njësoj si ne, por pa mëkat. – Hebrenjve 4:15
Është e rëndësishme të marrim vendimet e duhura, veçanërisht në mes të dhimbjeve, shkurajimit, acarimit dhe pështjellimit, kur zgjedhja e duhur është e vështirë për t’u bërë. Kur jemi të stresuar, natyrisht që duam të ecim aty ku ka më pak rezistencë. Por këto janë momentet që marrja e vendimeve të duhura mund të bëjë ndryshim të madh. Për të korrur rezultatet e duhura në jetë, duhet të bëni mirë edhe kur nuk ndiheni sikur doni ta bëni.
Është e mrekullueshme që Jezusi e di se si ndihemi. Kur Ai mori trajtë njeriu, Ai u përball me gjithë streset që përballemi edhe ne. Ai ndihej sikur donte të hiqte dorë dhe të zgjidhte rrugën më të thjeshtë, por Ai qëndroi i fortë dhe bëri zgjedhjen e vështirë.
Kur shqetësohemi dhe ligështohemi në vendosmërinë tonë, mund të dimë me vetbesim se i shërbejmë një Perëndie që e di se çfarë po kalojmë. Ai do që të na ndihmojë dhe të na japë hirin e Tij që të mos na duhet të marrim vendime të vështira vetëm.
Kur jeni të stresuar apo në prag të dorëheqjes, kujtoni që Perëndia është me ju dhe Ai ju kupton. Gjeni forcën të merrni vendimet e vështira në të.
Lutje
Perëndi, jam i lumtur dhe falenderues që Ti kupton gjithçka përmes së cilës unë kaloj. Unë do të gjej forcë në Ty për të bërë zgjedhjet e vështira atëherë kur tundohem të shkoj në rrugën më të thjeshtë.