vlerësoni ndershmërinë tek të tjerët

vlerësoni ndershmërinë tek të tjerët

Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të vet. – Fjalët e Urta 27:17

Të gjithë i pëlqejmë komplimentet, por vetëm shumë pak dinë si të pranojnë kritikën konstruktive. Askush nuk pëlqen të jetë gabim, që e bën të vështirë kur njerëzit duan të na thonë diçka që nuk duam ta dëgjojmë.

Kemi nevojë të jemi falenderues për ndershmërinë e të tjerëve. Dikush ka thënë: “Vetëm dy njerëz do t’ju thonë të vërtetën për veten: dikush që është i inatosur me ju dhe dikush që ju do shumë.” Perëndia përdor të dy llojet e njerëzve në jetët tona, por Ai përdor veçanërisht ndershmërinë e miqve dhe të dashurve tanë.

Kur dikush mundet që me anë të dashurisë, në ndershmëri t’ju tregojë si mund të përmirësoheni, rezultatet janë shumë më të vlefshme sesa komplimentet boshe. Është kjo marrëdhënie që Bibla përshkruan si “mprehje e hekurit.”

Ju nxis të jeni falenderues për njerëzit që ju thonë të vërtetën, veçanërisht diçka që nuk e keni vënë re dhe duhet ta ndryshoni. Pra, ndershmëria do t’ju bëjë një person më të mirë.


Lutje

Zot, faleminderit që ke vendosur njerëz të ndershëm në jetën time. Ndershmëria e tyre mund të më vendosë në siklet, por unë e di që kur i dëgjoj, Ti mund të më ndihmosh të bëhem një njeri më i mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon