Stërvitja bazike për besimin tuaj

stërvitja bazike për besimin tuaj

Duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell durim. –Jakobi 1:3

Besimi i pjekur nuk arrihet brenda natës. Nëse duam të kemi një besim të thellë, të shëndetshëm dhe të palëkundur në Perëndinë, duhet ta ushtrojmë besimin tonë për ta forcuar.

Mendoni për ushtarët. Nuk bëhen gati për beteja të fuqishme menjëherë sapo regjistrojnë emrin në listë. Ata duhet të kalojnë përmes stërvitjes. Ata ushtrohen pa pushim. Komandantët e tyre janë caktuar për t’i stërvitur sepse ushtarët duhet të kalojnë përmes procesit të forcës, qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe durimit.

Ta shikojmë këtë në terma të besimit. Së pari, ne regjistrohemi në listë apo i japim jetën Krishtit. Më pas fillojmë regjimin e stërvitjes bazike, apo ndërtimin e besimit. Në këtë rast, Fryma e Shenjtë vepron si trajneri ynë.

Fryma e Shenjtë e di saktësisht çfarë ka nevojë secili prej nesh për të ndërtuar besimin që të jemi të përgatitur për stinë të ndryshme. Ne kemi nevojë t’i bindemi Atij edhe kur është sfiduese, të besojmë se Ai e di si të ndërtojë besimin tonë.

Kur lejoni Frymën e Shenjtë t’ju trajnojë, rezultatet, një besim i fortë dhe i qëndrueshëm në Perëndinë, janë të çmueshme për kohën dhe mundin që kërkojnë!


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë e nënshtroj veten nën udhëzimet e tua. Unë dua të kem një besim të pjekur e të fortë në Ty. Më stërvit që të eci me anë të besimit, jo me anë të shikimit, duke i besuar Perëndisë për çdo situatë dhe për çdo sigurim që kam nevojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon