Përgjigje për cdo ditë

Si të studiosh Biblën

nga Joyce Meyer

Si të studiosh Biblën

Unë e kam studiuar Fjalën e Perëndisë për rreth 30 vite dhe Ajo e ka ndryshuar plotësisht jetën time. Falenderoj Perëndinë për ato që di tani, por nuk ndodhi brenda natës. Nëse dëshironi që të shihni ndryshime në fusha të jetës suaj, mësoni se si ta studioni vërtet Biblën.

Përse duhet ta studioj Biblën?

Bibla nuk është libër i zakonshëm. Fjalët brenda faqeve të Tij janë si një ilaç për shpirtin tuaj. Ato kanë fuqinë të ndryshojnë jetën tuaj, sepse në Fjalën e Perëndisë ka jetë! (Lexo Hebrenjve 4:12.) Dhe kur ju të zbuloni fuqinë dhe të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, do të filloni të shihni në jetën tuaj ndryshime, që vetëm kjo E vërtetë mund t’i sjellë. Madje ju do të mësoni të dalloni atë që armiku përpiqet të sjellë kundër jush.

Lajmi i mirë është se nuk do t’ju duhen 30 vite për të ditur ato që duhet të dini. Thjesht filloni aty ku jeni pikërisht tani dhe jini të vendosur që të vazhdoni! Sa herë që studioni Biblën dhe i kushtoni vëmendje gjërave që lexoni, jeni duke mësuar diçka.

Tek Fjalët E urta 4:20-22 thuhet: “Biri im, trego kujdes për fjalët e mia … sepse janë jetë për ata që i gjejnë …” Fjalët “trego kujdes” do të thonë “kushtoju vëmendje”, “kushtoji kohë diçkaje.  T’i kushtosh vëmendje Fjalës së Perëndisë do të thotë shumë më tepër se sa thjesht lexim; do të thotë të meditosh për të.

Ne duhet të biem dakord me atë që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë, sepse ashtu si thotë shkrimtari i Fjalëve Të urta, këto fjalë janë jetë! Kur të keni nevojë për një fjalë inkurajuese, apo kur ndodheni në një situatë negative, është mirë të dini se mund të gjeni jetë (njëkohësisht edhe shëndet dhe shërim) në Fjalën e Perëndisë.

Çfarë të studioj?

Në të vërtet, ngado që ta filloni, nuk ka asgjë të gabuar. Ju mund të studioni gjithçka që do t’ju ndihmojë. Nëse po përballeni me zemërimin, apo frikën, hapeni Biblën në fund, tek lista alfabetike dhe gjeni ato fjalë, për të parë se cilat shkrime flasin për ato gjëra.

Mjete stduimi të rekomandueshme

  • Thompson Chain Reference Bible – cross references about different topics throughout the Bible
  • Webster’s Dictionary
  • Strong’s Exhaustive Concordance – listing of scriptures organized by category/topic
  • Vine’s Expository Dictionary – Greek and Hebrew definitions
  • BibleGateway.com
  • Joyce’s Teaching Notes

Nëse nuk mund të mendoni menjëherë për diçka, shihni listën alfabetike në fund të Biblës dhe zgjidhni një fjalë. Filloni të lexoni të gjitha shkrimet që i referohen kësaj fjale. Kërkojini Frymës Së shenjtë që t’ju drejtojë dhe Ai do t’ju zbulojë gjërat që ju nevojiten.

Kur unë fillova të studioja Fja;ën, nuk kisha marrëdhënie shumë të mira. Nuk e kuptoja vërtet se çfarë ishte dashuria.

Ndërsa studioja temën e dashurisë, mësova se është shumë më tepër se sa thjesht një ndjenjë; është një vendim për t’u besuar njerëzve. Unë nuk dija se si t’i doja njerëzit dhe as veten time. Por duke studiuar atë që Bibla thotë për dashurinë, mësova se si të dua. Më pas, jeta ime filloi të ndryshojë.

Aftësia për të zbatuar në jetën tuaj atë që studioni, ashtu si bëra unë në lidhje me temën e dashurisë, është një pamje e qartë e studimit të Biblës.

Shpresoj që të kuptoni se, përse duhet të studioni duke pasur një ide të qartë për atë gjë që duhet të studioni. Ja katër hapa që mund të ndiqni për t’u thelluar më shumë në Fjalën e Perëndisë:

Katër hapa frytdhënës në studimin e Biblës

  • Ndani veçmas një kohë, qëllimisht. Unë lë një takim me Perëndinë në mëngjes, por nëse kjo nuk funksionon për ju, gjeni një kohë më të përshtatshme… edhe nëse nuk mundeni çdo ditë. Ju duhet të bëni çfarëdo që mundeni. Thjesht filloni diku dhe do të shihni frytet që kjo kohë do të sjellë në jetën tuaj!
  • Përgatituni për studimin e Biblës. Zgjidhni një vend që ju pëlqen- në shtëpi, në një dhomë ku mund të jeni vetëm. Diku ku jeni rehat dhe ju pëlqen të rrini.
  • Bëjini gati të gjitha materialet. Sigurisht që do t’ju duhet Bibla, por ndoshta edhe një fjalor i mirë biblik, lista alfabetike, një stilolaps dhe një letër. Kështu, nuk do t’ju duhet të ndërprisni studimin, nëse ju nevojitet diçka.
  • Përgatisni zemrën tuaj. Flisni me Perëndinë për gjërat që duhet të rrëfeni dhe hyni në kohën e studimit në paqe, pa pasur diçka që mund t’ju pengojë të merrni zbulesa gjatë kohës së studimit.

Gjeni kohë për të studiuar në jetën tuaj, sepse në Fjalë ka fuqi. Kjo fuqi do të ndryshojë jetën tuaj dhe kështu, ju mund të bëheni personi që Perëndia dëshiron të jeni. Kur ta bëni këtë, do të përjetoni paqen dhe gëzimin dhe do të shijoni çdo ditë të jetës suaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon