a jeni të rraskapitur…apo Jezusi është lartësuar?

a jeni të rraskapitur…apo Jezusi është lartësuar?

…por tani u liruam nga ligji, duke qënë të vdekur në atë që na mbante të lidhur, që të shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. –Romakëve 7:6

Mendoj se një nga arsyet kryesore përse shumë njerëz janë të stresuar dhe të konsumuar është për shkak se bëjnë gjithçka sipas planit të tyre dhe jo të Perëndisë.

Duhet të ndjekim udhëheqjen e Frymës së Shenjtë për aty ku duhet të përfshihemi dhe ku duhet të shpenzojmë energjinë tonë. Duhet të mësojmë të themi po kur Ai thotë po dhe jo kur Ai thotë jo. Kur i bindemi udhëheqjes së Perëndisë, do të jemi në gjendje të arrijmë çfarë Ai na jep për të bërë dhe të ecim në paqe.

Romakëve 7:6 thotë se jemi në gjendje të udhëhiqemi nga “nxitjet e Frymës.” Më kujtohen disa raste kur isha e lodhur dhe Fryma e Shenjtë më nxiste të pushoja, por unë vazhdoja të sforcoja veten për të dalë jashtë apo të kisha shoqëri. Përfundoja e rraskapitur në vend që të isha thjesht e lodhur. Sikurse e dini, njerëzit e rraskapitur zakonisht janë gërnjarë dhe të paduruar.

Kur i bindemi nxitjeve të Frymës së Shenjtë, Jezusi lartësohet. Më lejoni t’ju pyes: A jeni të rraskapitur…apo Jezusi është lartësuar? Ndiqni Frymën dhe lartësojeni Atë në jetën tuaj.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jemi tepër i rraskapitur për t’iu bindur nxitjeve të tua. Unë zgjedh të ndjek planet e tua dhe të të lartësoj Ty në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon