Po, nënshtrojuni të gjithë njëri-tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton mendjemëdhenjtë, por u jep hir të përulurve. –1 Pjetër 5:5
Letra e parë e apostullit Pjetër 5:5, na thotë se Perëndia i kundërshton mendjemëdhenjtë…por u jep hir të përulurve. Gjithkush që mendon se ka bërë gjithçka nga aftësia e vet, ka një përqasje të gabuar sepse Jezusi tha: “…pa mua (pa bashkësinë jetë-dhënëse me mua) nuk mund të bëni asgjë.” (Gjoni 15:5).
Kur jetojmë me krenari, të përpiqemi të kemi sukses pa ndihmën e Perëndisë, e lëmë veten të hapur ndaj shumë sulmeve të armikut. Përulësia është një mbulesë që tërheq ndihmën e Perëndisë në jetën tonë për të na mbrojtur. Kur e përulni veten duke thënë: “Perëndi, unë nuk e di çfarë të bëj dhe po të besoj Ty.” Perëndia do t’ju ndihmojë.
Perëndia nuk do të na lejojë të kemi sukses në asgjë nëse nuk mësojmë të varemi prej tij. Kur e përulim veten nën dorën e mrekullueshme të Perëndisë, në kohën e duhur, Ai do të na lartësojë (shih 1 Pjetër 5:6). Në kohën e duhur është koha e Perëndisë, kur Perëndia e di që jemi gati, jo kur ne mendojmë se jemi gati. Sa më shpejt ta kuptojmë dhe pranojmë këtë, aq më shpejt Perëndia mund të vërë në punë planin e tij për jetën tonë.
Lutje
Perëndi, unë e përul veten time përpara teje, duke e ditur që Ti do të më lartësosh në kohën e duhur. Unë nuk mund të kem sukses nga vetja. Kam nevojë për ndihmën tënde.