Hakmarrja i përket Perëndisë

hakmarrja i përket Perëndisë

Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “Mua më përket hakmarrja, unë do të shpaguaj, thotë Zoti.” –Romakëve 12:19

Kur dikush na zemëron, Satanit i pëlqen të na mëzisë. Duke iu përgjigjur me mëshirë dhe falje është drejtpërdrejt e kundërta e asaj që armiku dëshiron të bëni, sepse e mposht planin e tij për t’ju mërzitur. Nuk vjen natyrshëm dhe nuk është gjithmonë e thjeshtë, por kur ne bëjmë atë që mundemi, Perëndia do të bëjë atë që ne nuk mundemi.

Kur dikush ju inatos dhe ofendon, një përgjigje natyrale për shumë prej nesh është t’ua kthejmë me të njejtën monedhë. Nëse veproni kështu, çfarë po fitoni në të vërtetë? Thjesht do t’i inatosni më shumë dhe do përpiqen t’ua kthejnë po njësoj. Cikli nuk mbaron asnjëherë!

Nëse mbahemi te zemërimi, thjesht po tregohemi të pamendë. Duhet ta dorëzojmë zemërimin dhe njerëzit që na e kanë shkaktuar tek Perëndia dhe të lejojmë atë të kujdeset për këtë…Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj, thotë Zoti.

Besojini Perëndisë dhe ai do të kujdeset dhe do t’ju mbrojë juve. Nuk mund të ndryshoni çfarë ka ndodhur, por kur ia dorëzoni Perëndisë, Ai do ta përdorë për të bërë diçka të mirë në jetën tuaj.


Lutje

Perëndi, unë besoj se hakmarrja është e jotja dhe Ti nuk dëshiron që unë t’ua kthej të tjerëve me të njetën monedhë. Unë ta jap Ty zemërimin tim dhe besoj që Ti do të kujdesesh për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon