
Por ti kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç’bën e djathta jote… –Mateu 6:3
Të gjithë e dimë se çfarë është një martir. Të gjithë kemi dëgjuar histori prekëse të heronjve që kanë dhënë jetën për Krishtin. Por ka një lloj tjetër martiri që nuk është i guximshëm dhe fisnik, vuajtës i madh që është gjithmonë i gatshëm të ndajë dhimbjen me këdo që do ta dëgjojë. Ky martir kërkon që të gjithë ta dinë çfarë sacrifice po bëjnë në jetën e tyre.
Në “kurthin e martirit” mund të biem shumë lehtë. E fillojmë duke u shërbyer familjeve dhe miqve me dashuri. Mbas pak kohe, zemrat tona fillojnë të ndryshojnë dhe ne fillojmë të presim diçka në kthim. Me kohën, nuk e kemi më zemrën e shërbërtorit. Qëndrimi ynë është i hidhur dhe së shpejti zbulojmë se jemi zhytur në keqardhje për veten. Jemi kthyer në një martir.
Bibla thotë të japim pa e ditur e majta jonë se ç’bën e djathta. Me fjalë të tjera, Perëndia do që ne të shërbejmë dhe të japim pa u shqetësuar nëse njerëzit do ta vënë re apo jo.
A keni rënë në “kurthin e martirit”? Nëse po, kërkojini Perëndisë t’ju japë zemrën e tij që të jepni pa u shqetësuar nëse të tjerët do ta vënë re.
Lutje
Frymë e Shenjtë, më trego nëse kam rënë në kurthin e martirit. Unë dua të kem zemrën tënde për shërbim që t’u jap të tjerëve në mënyrën që Ti do, pa interes për veten dhe me gëzim.