“të tunduar” për të bërë të mirë

“të tunduar” për të bërë të mirë

Prandaj, ai që mendon se qëndron (që ndihet se është i sigurt në qëndrueshmërinë e vet), le të shohë që të mos bjerë (në mëkat). –1 Korintasve 10:12

Ne tërhiqemi nga tundimi për të mëkatuar kur mendojmë shumë lart për veten dhe kur i besojmë vetes së tepërmi. Kjo sjellje inkurajohet nga armiku. Ne bëhemi krenarë dhe mendojmë se jemi thjesht mirë, por pastaj Satani na tundon dhe ne biem pre e mëkatit.

Kjo fjali e radhës mund t’ju trondisë: Keni nevojë të dini se ka edhe një lloj tundimi të mirë. Duhet të kuptojmë që Satani mundohet të na bindë për të bërë të keqen, por në një farë mënyre, Perëndia na tundon të bëjmë të mirën. Sa herë që armiku sjell një mundësi të keqe përpara teje, Perëndia gjithmonë ka një më të mirë gati.

Kur tundimi për të mëkatuar na ngazëllen, mbani mend që edhe Fryma e Shenjtë, që është shumë më i fuqishëm se armiku, do të na ngazëllejë, por në një mënyrë të mirë. Ai do që t’ju ndikojë të bëni gjëra të mëdha nëse do ta lejoni.

Perëndia po përpiqet të shpëtojë jetën tonë. Ai do që të na fuqizojë që pavarësisht se çfarë ndodh, do të ruhemi dhe mbrohemi nën hijen e Tij. Kur Perëndia ju tundon të bëni mirë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të bindeni.


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dua të dëgjoj dhe t’u bindem “tundimeve” të tua të mira. Kur armiku përpiqet të më rrëzojë, më trego vullnetin Tënd dhe rrugët e tua që të të ndjek Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon