afrohuni tek Ai

afrohuni tek Ai

…”Fryma që qëndron në ne a dëshiron deri në smirë?” – Jakobi 4:5

A doni të afroheni me Perëndinë? Ai do që të jetë afër nesh. Vargu më sipër thotë që Fryma qëndron në ne dhe dëshiron deri në smirë me një dashuri xheloze. Pra, sa afër mund të jeni?

Gjithmonë mund të afrohemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Në fakt, ne jemi ata që vendosim sa afër duam që marrëdhënia jonë të jetë me Të. Edhe pse Ai jeton në ne, Fryma e Shenjtë nuk na detyron në këtë marrëdhënie. Ai do që ta mirëpresim në jetët tona.

Perëndia na krijoi për të qënë në bashkësi dhe Ai dëshiron marrëdhënie me ne. Ai dëshiron të flasë me ne, të na dëgjojë, të na mësojë dhe të na udhëheqë, thjesht për të qënë pjesë e jetës tonë.
Është më e mira për ne. Në bashkësinë me Perëndinë ne restaurohemi. Përfitimet e kohës që kalojmë me Të janë të pafundme.

Miqtë e mi, ju inkurajoj të jeni të palodhur për të kaluar kohë me Atin. Ai po pret. Ai po thotë: “Ejani tek unë…” Prandaj, shkoni… dhe shikoni çfarë Ai ka për ju!


Lutje

Perëndi, më mahnit siç Ti dëshiron në bashkësinë me mua. Unë dua të jem më afër Teje. Faleminderit që më do dhe më afron pranë Teje ndërsa unë vij tek Ti.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon