Dëgjo Më Shumë Se Sa Flet

Dëgjo Më Shumë Se Sa Flet

Kush i mat fjalët e veta, ka dije dhe kush ka një frymë të qetë, është njeri i matur. (FJALËT E URTA 17:27)

Në këtë devocion kam thënë se në kërkimin tonë për të dëgjuar Perëndinë duhet ta trajnojmë veten që të dëgjojmë. Ndonjëherë flasim aq shumë sa thjesht nuk mund të dëgjojmë atë që Perëndia dëshiron të thotë. Po ashtu mund t’i humbasim gjërat e rëndësishme që njerëzit na thonë sepse nuk dëgjojmë.

Nëse mësojmë disiplinën e të qëndruarit të qetë dhe të heshtur, do të dëgjojmë gjërat që Perëndia dëshiron të na thotë. Vajza ime, Sandra, tha se së fundmi, pasi ishte lutur, thjesht qëndroi për një minutë dhe pyeti Perëndinë nëse Ai kishte ndonjë gjë që dëshironte t’ia thoshte përpara se ajo të niste ditën. Ajo ndjeu në zemrën e saj që Ai i tha thjesht, “Shko, jam me ty!” Ajo u ngushëllua nga ky mendim, por më së shumti ai e ngushëlloi atë edhe ditët që pasuan ku e gjeti veten në nevojë për t’u përballur me disa lajmë të këqija e të papritura. Fjala që i kishte thënë Perëndia ia shtoi besimin dhe e mbajti të fortë e të qetë ndërsa përballej me sfidat e saj.

Nëse nuk dëgjojmë, nuk do të marrim fjalë nga Perëndia. Jepi Perëndisë mundësi rregullisht që të të flasë. Kur lutesh, nuk duhet të flasësh vetëm ti. Duhet t’i kursesh fjalët që të konsiderohesh një burrë apo grua e urtë e Perëndisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ke një gojë dhe dy vesh, që do të thotë se Perëndia dëshiron të dëgjosh dy herë më shumë se sa flet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon