Shko të milingona…edhe pse nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot, e siguron ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë gjatë korrjes. –Fjalët e Urta 6:6-8
Perëndia u jep fëmijëve të tij ëndrra të mëdha. Që këto ëndrra të realizohen, ne duhet të kalojmë kohë në trajnim, duke bashkëpunuar me Perëndinë në një proces zhvillimi personal. Ky proces kërkon kohë, vendosmëri dhe shumë punë.
Këto ditë, jemi mësuar me rehatinë. Ne përdorim lavastovilje për enët dhe lavatriçe për të larë rrobat tona. Thjesht shtypim një buton dhe makineria fillon të punojë. Në mbretërinë e Perëndisë asgjë nuk është automatike. Nuk mund të përmbushni planet e tij dhe qëllimet pa zhvilluar aftësitë e nevojshme.
Te Fjalët e Urta, lexojmë për milingonat. Milingonat janë të vogla por me vendosmëri të madhe dhe ne marrim një mësim të madh prej tyre: duhet të jemi po aq të vet-motivuar dhe të vet-disiplinuar.
Ndërsa zhvilloni këtë lloj vet-motivimi dhe disipline të jetoni për Krishtin, do të ktheheni në atë që Perëndia ju krijoi te jeni dhe do të drejtoni të tjerët në të njejtin proces. Vazhdoni të ecni përpara, duke u rritur në vendosmëri dhe të shikoni ëndrrat tuaja të bëhen realitet!
Lutje
Zot, unë dua të jem gjithçka që Ti më krijove të jem dhe të përmbush gjithë ëndrrat që Ti më vendos në zemër. Më ndihmo të qëndroj i fokusuar te Ti dhe të kem kohën, punën dhe vendosmërinë e nevojshme për tu rritur në Krishtin dhe të jetoj planet që Ti ke për mua.