Duke pritur me durim

duke pritur me durim

Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet. – Mateu 7:7

Keni qënë duke u lutur për ndonjë situatë në jetën tuaj dhe jeni në pritje të një mrekullie? A po pyesni veten përse s’ka ndodhur ende? A ndiheni sikur fitorja po ju ikën nga duart?

Ndonjëherë ne lutemi fort dhe gjatë për një situatë në jetën tonë pa marrë asnjë përgjigje, thjesht mësojmë të jetojmë me të. Vazhdojmë me punët tona, duke menduar nëse dhe kur do ta sjellë Perëndia atë përgjigje. Perëndia i dëgjon ato lutje dhe Ai po përgatit përgjigjen edhe pse ne mund të mos i dimë të gjitha detajet. Situata jonë mund të ndryshojë papritur, pa asnjë paralajmërim!

Deri atëherë ne mund ose të presim në mënyrëpasive ose me pritshmëri. Një person pasiv heq dorë, por ai me pritshmëri ka shpresë, beson se përgjigjja është në cep të rrugës dhe gati për të arritur në çdo moment. Besimi i tij nuk është pasiv. Zemra e tij është plot me shpresë, duke pritur që problemii tij të zgjidhet sa më shpejt. Ai zgjohet çdo mëngjes me pritshmërinë se do të gjejë përgjigjen e tij. Ai mund të presë pa fund, por do të vazhdojë të pyesë derisa papritur, Perëndia ndryshon gjithçka.


Lutje

Perëndi, unë dua të kem durim me pritshmëri, jo pasiv. Unë do të vazhdoj të kërkoj për mrekullinë tënde, duke e ditur mirë që Ti do ta sjellësh në kohën e duhur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon