Fitore Në Rrugën E Perëndisë

Fitore Në Rrugën E Perëndisë

O Zot, më bëj të njoh rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua. (PSALMI 25:4)

Shumica prej nesh jemi të lumtur kur ne marrim atë që dëshirojmë. Kjo është natyra njerëzore. Por kur ne ecim me Perëndinë ashtu siç duhet, gjëra të tjera bëhen më të rëndësishme se sa të shohim përmbushjen e dëshirave tona – gjëra si të kërkojmë dëshirat e Perëndisë për jetën tonë,të dëgjojmë zërin e Tij ndërsa marrim vendimet dhe të jemi të bindur ndaj udhëheqjes së Tij në çdo situatë.

Dejv dhe unë njëherë pamë një pikturë në një dyqan dhe unë dëshiroja të blinim atë. Dejvi mendonte se nuk na duhej, kështu që unë zgjodha një nga zemërimet e mia të heshtura; thjesht heshta sepse isha e zemëruar.

“A je mirë?” më pyeti Dejv

“Mirë. Jam mirë, thjesht mirë.” I përgjigjem me buzët e mia ndërkohë që mendja ime po mendonte, Ti gjithmonë përpiqesh të më tregosh se çfarë të bëj. Pse nuk më le të qetë dhe unë të bëj çfarë unë dëshiroj të bëj? Hmm..hmm…-

Vazhdova të flisja me vete për rreth një orë. Po përpiqesha të manipuloja bashkëshortin. E dija që me personalitetin e tij paqësor, flegmatik, ai më shumë do të më linte të kisha rrugën time sesa të luftonte me mua. Unë isha shumë e papjekur në Zotin për të kuptuar që sjellja ime ishte e paperëndishme.

Fillova ta shtyj Dejvin për ta blerë pikturën dhe më në fund e blemë. Ndërsa e vendosa në shtëpinë time, Fryma e Shenjtë më tha: “Ti e di, se në të vërtetë nuk fitove. E more pikturën tënde, por sërisht humbe sepse nuk e bëre sipas mënyrës Time.”

E vetmja mënyrë për të fituar në jetë është ti bëjmë gjërat sipas mënyrës së Perëndisë. Edhe nëse nuk marrim atë që dëshirojmë, ne kemi kënqasinë e madhe të dimë se i jemi bindur zërit të Tij – dhe kjo e tejkalon kënaqësinë që vjen me çdo zotërim apo arritje tokësore.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur mënyra e Perëndisë bëhet mënyra jote, i je rrugës drejt paqes dhe gëzimit të madh.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon