Fryma e Dashurisë

Fryma e Dashurisë

Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë; po të duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron ( jeton) në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne. (1 GJONIT 4:12)

Ne nuk mund të japim çfarë nuk kemi. Të përpiqesh t’i duash të tjerët është e kotë nëse nuk e kemi pranuar asnjëherë dashurinë e Perëndisë për veten tonë. Ne duhet të duam veten në mënyrë të balancuar, jo egoiste. Unë mësoj gjithmonë që duhet të duam të tjerët dhe jo të jemi në dashuri vetëm me veten tonë.

Për të dashur veten, thjesht duhet të besojmë në dashurinë që Perëndia ka për ne , duke e ditur që është e përjetshme, e pandryshueshme, dhe pakushte. Lëreni dashurinë e Tij t’ju afirmojë dhe t’ju bëjë të ndiheni të sigurt, por mos filloni ta mendoni veten më shumë seç duhet (shih Romakëve 12:3). Të duam veten nuk do të thotë të duam të gjithë sjelljen tonë; do të thotë që ne e duam dhe e pranojmë personin unik që Zoti na ka krijuar të jemi.

Besoj që të duash veten në mënyrë të balancuar na përgatit që dashuria të rrjedhë nga ne tek të tjerët. Pa marrë dashurinë që Perëndia ka për ne në mënyrë të shëndetshme, të përshtatshme, ne mund të kemi respekt për të tjerët dhe ndjesi humanizmi, por sigurisht që nuk mund t’i duam ata pakushte, nëse Perëndia nuk e frymëzon apo nxit atë dashuri.

Fryma e Shenjtë pastron zemrat tona që ne të lejojmë dashurinë e sinqertë të Perëndisë të rrjedhë përmes nesh tek të tjerët ( shih 1 Pjetri 1:22). Kjo është pjesë e të qenit të mbushur me Frymën.

Perëndia dëshiron që ne të shprehim dashuri për të tjerët. Kur mendojmë për të tjerët dhe si si mund t’i bekojmë ata, e mbajmë veten tonë të mbushur me Frymën e Shenjtë, i Cili është Fryma e Dashurisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti ke diçka të mrekullueshme për t’i dhënë botës sot – dashurinë e Perëndisë në ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon