merrni Frymën e Shenjtë dhe fuqinë për të falur

merrni Frymën e Shenjtë dhe fuqinë për të falur

Dhe, si tha këtë, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Frymën e Shenjtë!” –Gjoni 20:22

Perëndia do që ne të jetojmë me zemra që falin. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të zgjedhim t’i bindemi Perëndisë dhe të falim për çdo fyerje, nga më e vogla te më e madhja, pavarësisht sa shumë djalli përpiqet të helmojë mendimet tona me hidhërim. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por Perëndia nuk pret që ju t’ia dilni mbanë vetëm.

Nuk mund të falni pa fuqinë e Frymës së Shenjtë. Është shumë e vështirë ta bëni vetëm, por nëse jeni me të vërtetë të gatshëm, Ai do të dërgojë Frymën që t’ju ndihmojë. Ju thjesht keni nevojë të përuleni dhe të jeni të gatshëm të kërkoni ndihmë.

Te Gjoni 20:22, Jezusi hukati mbi dishepujt dhe tha: “Merrni Frymën e Shenjtë!” udhëzimet e tij ishin që të falnin njerëzit.

Ai po ju thotë të njejtën gjë. Ai do që t’ju mbushë me Frymën e Shenjtë dhe t’ju aftësojë të falni, por duhet ta kërkoni dhe ta merrni. Nëse jeni të gatshëm, Perëndia mund t’ju japë fuqinë të largoni çdo hidhërim dhe mosfalje nga zemra juaj.

Kërkojini Perëndisë të hukasë Frymën e Shenjtë mbi ju që të falni ata që ju kanë lënduar.


Lutje

Perëndi, unë jam i gatshëm. Hukat mbi mua dhe më mbush me Frymën e Shenjtë. Unë zgjedh të marr fuqinë aftësuese të Frymës së Shenjtë dhe të fal.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon