Por atij që do t’i falni diçka, ia fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, atij ia kam falur për shkakun tuaj përpara fytyrës së Krishtit, që të mos na shfrytëzojë Satani, sepse mendimet e tij nuk na janë të panjohura. –2 Korintasve 2:10-11
Falja na ndihmon sepse çliron Perëndinë të punojë në ne. Unë jam më e lumtur dhe ndihem më mirë fizikisht kur nuk jam e mbushur me helmin e mosfaljes. Mund të zhvillohen sëmundje serioze si rezultat i stresit dhe trysnisë që hidhërimi, përçmimi dhe mosfalja sjellin te një person.
Ati nuk mund të na falë mëkatet tona nëse nuk falim të tjerët, dhe ne korrim çfarë kemi mbjellë (shih Mateu 6:14-15; Galatasve 6:7-8). Mbillni mëshirë dhe do të korrni mëshirë; mbillni gjykim dhe do të korrni gjykim. Keni nevojë të falni, me hirin e Perëndisë në jetën tuaj, që të lini hapur derën e zemrës tuaj për Zotin.
Mosfalja i jep djallit një bazament, mbi të cilin mund të ngrejë një fortesë. Kur ai ka një fortesë, ai mund të bllokojë ndikimin e Frymës së Shenjtë. Kur falni, e ndaloni armikun që të mos ketë avantazh mbi ju dhe e bën bashkësinë tuaj me Perëndinë të rrjedhë lirisht.
Mund të keni fitore mbi armikun përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë ndërsa zgjidhni t’i bindeni Fjalës së Perëndisë. Bëjini vetes një nder dhe jini të shpejtë për të falur.
Lutje
Perëndi, unë nuk dua t’i jap Satanit një bazament për fortesa në jetën time. Nuk dua që asgjë të ndërhyjë në marrëdhënien time me Ty. Unë zgjedh të fal që të kem lirisht bashkësi me Ty.