Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa. –Psalmeve 107:20
Shumë njerëz bëjnë gabimin e zëvendësimit të ilaçit të Perëndisë, Fjalën e Tij, me besimin në shërim. Ata thonë: “Unë besoj në shërim” pa përdorur apo zbatuar Fjalën. Sa mirë mund të na bëjnë ilaçet nëse nuk i marrim?
Fjala e Perëndisë është ilaçi i tij, është agjenti shërues, njësoj si ilaçi natyral është një agjent shërues apo katalizator. Më fjalë të tjera, vet ilaçi përmban kapacitetin për të prodhuar shërim. Bashkë me Fjalën e Perëndisë është kapaciteti, jeta, aftësia dhe natyra për të sjellë shërmin në trupin tuaj.
Pra, si e merr? Vetëm nëpërmjet Fjalës së Perëndisë të rrënjosur në zemrën tuaj dhe që qëndron aty duke sjellë shërim në trupin tuaj. Njohuria mendore nuk mjafton. Shkrimi duhet të depërtojë mendjen dhe zemrën tuaj përmes meditimit, duke e lexuar, dëgjuar, peshuar dhe duke menduar për të gjithë kohën, që të prodhojë shërim në trupin tuaj. Sapo Shkrimi të depërtojë në zemrën tuaj, mund të sjellë shëndet në gjithë mishin tuaj. Lejoni Fjalën e Perëndisë të thellohet në zemrën tuaj.
Lutje
Perëndi, unë zgjedh të meditoj për Fjalën tënde Shëruese. Me Fjalën tënde thellë në zemrën time, unë e di që shërimi yt do të mbushë trupin tim.