Bëjeni “të zakonshmen” të shenjtë

bëjeni “të zakonshmen” të shenjtë

Njëri e çmon një ditë më shumë se tjetrën, tjetri i çmon të gjitha ditët njëlloj; gjithsecili të jetë plotësisht i bindur në mendjen e vet. – Romakëve 14:5

Sikurse dishepujt e Krishtit, ne i japim jetën Perëndisë dhe e kënaqim Atë në gjithçka (Kolosianëve 1:10). Përsëri ne tentojmë të mendojmë për të zakonshmen, përgjegjësitë e çdo dite, si të ndryshme nga gjithë gjërat “frymërore” që na bëjnë të ndihemi të drejtë me Perëndinë dhe jemi “të shenjtë.”

Ne duhet të kuptojmë që në realitet, nuk ka asnjë ndryshim midis asaj që është e zakonshme dhe të shenjtës, përveçse në mendjet tona. Çdo gjë që bëjmë duhet t’i ofrohet Zotit; dhe nëse e bëjmë me një zemër të pastër dashurie, bëhet e shenjtë. Mund të bëni gjërat e zakonshme, si të shkoni në dyqan dhe do të jetë po aq e shenjtë sa një lutje, për sa kohë që e bëni të gjithën për lavdinë dhe nderin e Perëndisë.

Romakëve 14 është një kapitull i mrekullueshëm i Biblës që sjell liri në këtë fushë. Përkthimi im personal i vargjeve 5-6 është për një person që shikon e lutjen dhe studimet Biblike si më të shenjta sesa detyrat e zakonshme, ndërkohë që një person plotesisht i lirë në Zotin i shikon të gjitha njësoj (të shenjta), sepse çfarëdo që bën, e bën për të nderuar Zotin.

Në vend që t’i jepni një pjesë të jetës tuaj Perëndisë, zgjidhni të bëni gjithçka që bëni të shenjtë duke ia ofruar Atij.


Lutje

Perëndi, unë dua që gjithë jeta ime të jetë e shenjtë, jo vetëm një pjesë e saj. Unë të ofroj gjithë aktivitetet e mia të përditshme. Unë jetoj të të nderoj Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon