Fuqi Për Jetën Tënde

Fuqi Për Jetën Tënde

Perëndia ka folur një herë; dy herë e kam dëgjuar këtë: që fuqia i përket Perëndisë; (PSALMI 62:11)

Unë besoj se lutja – bisedimi me Perëndinë dhe dëgjimi kur Ai na flet ‑ është një nga fuqitë më të mëdha të disponueshme në të gjithë universin. Kjo është një deklaratë e guximshme, duke pasur parasysh llojet e tjera të fuqisë që janë në dispozicion sot, por jam e bindur përtej dyshimit më të vogël se është e vërtetë. Kur mendojmë për energjinë bërthamore ose fuqinë atomike, ne mendojmë për forca më të mëdha nga sa mund të imagjinojmë. Kur mendojmë për një makinë ose një motorr, kuptojmë se ata kanë fuqi.

Por edhe fuqia më e fortë tokësore nuk është asgjë në krahasim me fuqinë e Perëndisë. Fuqia që njohim në botën fizike është e natyrshme, por fuqia e lutjes është frymërore. Lutja lëshon fuqinë e Perëndisë së Plotfuqishëm në jetën tonë të përditshme dhe fuqia e lutjes na lidh me fuqinë e Perëndisë ‑ dhe kjo është arsyeja pse ajo është një forcë më e madhe se çdo gjë tjetër.

Fuqia e lutjes mund të lëvizë dorën e Zotit. Zoti mund të ndryshojë një zemër, të çlirojë një person nga skllavëria dhe mundimi, të përmbysë zhgënjimet dhe rrënimet, të thyejë fuqinë e një varësie ose të shërojë emocionet e një personi. Fuqia e Zotit mund të restaurojë një martesë, të japë një ndjenjë vlere dhe qëllimi, të sjellë paqe dhe gëzim, të japë mençuri dhe të bëjë mrekullira. Dhe fuqia e jashtëzakonshme, e pamatshme e Perëndisë ‑ fuqia më e madhe në univers ‑çlirohet në jetën tonë përmes lutjeve të thjeshta me besim.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përdor lutjen për të çliruar fuqinë e Perëndisë në jetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon