Gjej Miq Të Cilët Dëgjojnë Nga Perëndia

Gjej Miq Të Cilët Dëgjojnë Nga Perëndia

Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të vet. (FJALËT E URTA 27:17)

Nëse ne dëgjojmë, Perëndia do të na flasë në lidhje me marrëdhëniet tona – martesat tona, miqësitë, marrëdhëniet e biznesit, madje dhe për njohjet e rastësishme. Ai mund të na kërkojë të shkëpusim miqësinë ose marrëdhëniet me njerëz që mund të na tundojnë të largohemi nga plani që Ai ka për jetën tonë. Nëse ne e kalojmë kohën me njerëzit që janë egoistë dhe të përqëndruar vetëm tek vetja e tyre, ne shumë shpejt mund ta gjejmë veten të fokusuar tek vetja jonë, duke menduar çfarë mund të bëjmë ose çfarë mund të marrim për veten tonë. Në të kundërt, Zoti mund të na inkurajojë të bëjmë miqësi me dikë që është dhënës. Nëse kalojmë kohë me një person të tillë, shumë shpejt, do të jemi edhe ne dhënës.

Është gëzim dhe madje përfiton ndërsa kalon kohën me dikë që vërtet dëgjon nga Perëndia, dikush që vërtet ndjen atë që Fryma e Shenjtë thotë dhe bën. Nuk është kënaqësi të kalosh kohë me njerëz që janë të shurdhër në dëgjimin e tyre frymëror dhe ne mund të themi kur jemi me dikë të tillë. Vargu për sot thotë se “hekuri mpreh hekurin” dhe ne mund ta mprehim aftësinë tonë për të dëgjuar gjërat e duhura duke qenë me njerëz që praktikojnë të dëgjojnë zërin e Zotit dhe i binden Atij

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ne bëhemi si ata me të cilët rrimë; bëni zgjedhje të “hekurta”.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon