Hiri – Fuqia E Perëndisë E Dhënë Falas

Hiri - Fuqia E Perëndisë E Dhënë Falas

…Perëndia i ka caktuar secilit një masë besimi. – Romakëve 12:3

Nëse keni jetuar mjaftueshëm në këtë botë, keni mësuar se ka vetëm pak ditë që shkojnë pikërisht ashtu siç do të donim. Fatmirësisht, Perëndia asnjëherë nuk do të na vërë në një situatë pa na dhënë aftësinë për t’i kaluar me gëzim.

Unë besoj që Perëndia na jep hirin e Tij të veçantë për çdo situatë. Më pëlqen ta përkufizoj hirin kështu: “Fuqia e Perëndisë për të na ndihmuar të bëjmë atë që kemi nevojë të bëjmë.” Mund ta kesh atë fuqi sot, por të duhet ta marrësh dhe e vetmja mënyrë si e merr është përmes besimit. Romakëve 12:3 thotë që Perëndia na ka caktuar secilit një masë besimi.

Pyeteni veten sot, Çfarë po bëj me besimin tim? A po vendos besim në veten tënde, tek të tjerët apo në situatat e tua? Kjo nuk është të jetosh në hir, thjesht jeton me anë të fuqisë dhe veprave të tua. Dhe kjo gjë nuk të bën punë!

Por kur çlironi besimin tuaj dhe i besoni Perëndisë të bëjë çfarë ju nuk mundeni, po vendosni besimin tuaj tek Ai. Atëherë hiri, fuqia e Perëndisë, do të vijë përmes kanalit të besimit dhe do t’ju mundësojë të bëni gjëra që do t’ju mahnisin ju dhe të tjerët.

Përkufizimi im i gjatë i hirit është: “Është fuqia e Perëndisë që vjen tek ne falas – që do të thotë se nuk na kushton asgjë përveç se të vendosim besimin tonë në Perëndinë – duke na mundësuar ne që lehtësisht të bëjmë çfarë nuk mund të bënim vet me mundin dhe fuqinë tonë.”

Vendosni besimin tuaj në Perëndinë. Ai do që t’ju japë hirin e Tij sot.


Lutje

Perëndi, unë e di që jeta nuk shkon gjithmonë ashtu si dua unë, por unë të besoj Ty. Me anë të besimit, unë marr hirin Tënd – fuqinë që Ti më kë dhënë falas për të më ndihmuar të kaloj përmes çdo situate, me të cilën përballem sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon