Jini të Palëkundur

Jini të Palëkundur

Por durimi të kryejë në ju një vepër të përsosur, që të jeni [njerëz] të përsosur dhe të plotë [pa defekte], pa asnjë mangësi. (JAKOBI 1:4)

Vargu i sotëm flet për të qënit i palëkundur. Të jesh i palëkundor do të thotë të jesh i qëndrueshëm; një person i palëkundur është i qëndrueshëm, i qetë, dhe i butë, pavarësisht se çfarë ndodh. Një besimtar i palëkundur mund t’i japë djallit një krizë nervore! Kur maturohemi shpirtërisht deri në pikën që mund të mbajmë një nivel qëndrueshmërie, atëherë nuk reagojmë ndaj çdo gjëje të vogël ngacmuese që armiku dërgon kundër nesh. Pavarësisht se çfarë ai do të na nxjerrë rrugës, neve nuk do të na bëjë përshtypje, nuk do të kemi frikë, nuk do të mërzitemi lehtë, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të prekemi – nëse jemi të palëkundur.

Për të qenë të palëkundur dhe të palëvizshëm, duhet ta njohim Perëndinë dhe ta njohim Atë nga afër. Ne duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë zërin e Tij kur stuhitë e jetës të vërtiten rreth nesh. Ne gjithashtu duhet të dimë fuqinë tejkaluese që ne kemi në emër të Jezusit dhe përmes gjakut të Jezusit. Ne do të kujtojmë se “edhe kjo do të kalojë” dhe do të mbajmë shikimin tonë tek fitorja e sigurt, në vend që të lejojmë që të rrëzohemi dhe të kthehemi nga gjithçka që na sulmon djalli. Ndërsa veprojmë kështu, fuqia e Perëndisë çlirohet në jetën tonë. Me çfarëdo që të mund të përballeni sot, lini durimin të bëjë punën që Zoti dëshiron në ju.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jini të palëkundur në Perëndinë, dhe jepini djallit një krizë nervore!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon