Kërkoje Perëndinë Gjatë Të Gjithë Kohës

Kërkoje Perëndinë Gjatë Të Gjithë Kohës

Kështu erdhën disa të informonin Jozafatin, duke thënë: «Një shumicë e madhe është nisur kundër teje që përtej detit nga Siria; ja, tani ata janë në Hatsatson-Thamar» (që është En-Gedi). Atëherë Jozafati u tremb dhe filloi të kërkojë Zotin [me vendosmëri, si një nevojë jetike] dhe shpalli një agjërim në gjithë Judën. (2 KRONIKAVE 20:2-3)

Kur mbreti Jozafat kishte nevojë të dëgjonte Perëndinë, ai shpalli një agjërim në të gjithë mbretërinë e Judës. I gjithë populli u mblodh për t’i kërkuar ndihmë Zotit, duke e dëshiruar fort me gjithë zemrën e tyre.

Jozafati shpalli një agjërim për të demonstruar sinqeritetin dhe nevojën e tij për Perëndinë. Nëse ke nevojë të dëgjosh nga Perëndia, konsidero largimin e disa vakteve dhe merr kohë për të kërkuar Perëndinë. Fikja e televizorit dhe kalimi i kohës me Perëndinë në vend që ta shikoni nuk është një ide e keqe, as kalimi i disa mbrëmjeve në shtëpi duke kërkuar Perëndinë në vend që të dilni me miqtë duke kërkuar këshillat dhe mendimet e tyre. Këto disiplina dhe të tjera provojnë se ju e kuptoni rëndësinë e dëgjimit nga Perëndia.

Disa njerëz e kërkojnë Perëndinë seriozisht vetëm kur janë në telashe, por ne duhet ta kërkojmë atë intensivisht gjatë të gjithë kohës. Zoti dikur më bëri të kuptoj se arsyeja që kaq shumë njerëz kanë kaq shumë probleme është se e vetmja kohë kur e kërkojnë Atë është kur janë në telashe. Ai më tregoi se nëse do të hiqte problemet e disa njerëzve, ata nuk do ta kërkonin fare. Ai tha, “Më kërko sikur je e dëshpëruar gjatë gjithë kohës dhe pastaj nuk do ta gjesh veten të dëshpëruar aq shpesh në të vërtetë”. Mendoj se kjo është një këshillë e mirë dhe ju inkurajoj ta ndiqni atë çdo ditë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos prit derisa të jesh në telashe për të kërkuar Perëndinë; kërkojeni Atë gjatë të gjithë kohës.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon