Kush Është Armiku Juaj I Vërtetë?

Kush Është Armiku Juaj I Vërtetë?

Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit (luftë me kundërshtarët fizikë), por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve (mjeshtërit e frymërave) të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore (supernatyrore). —Efesianëve 6:12

A po ju sfidojnë rrethanat në të cilat ndodheni? A keni nevojë për siguri në disa fusha por nuk jeni të sigurt nga do të vijë? Shumë të krishterë sot po përballen me vështirësi. Disa kanë humbur punën dhe përfitimet. Të tjerë luftojnë me probleme shëndetësore dhe jetojnë me shqetësim të vazhdueshëm se si do të mbulojnë shpezimet mjekësore dhe vizitat nëpër doktorë, përveç nevojave bazike si strehë, ushqim dhe veshje.

Ka shumë gjëra në botë që na kërcënojnë. Armiku ynë më i madh, frika, nuk është “aty jashtë.”

Efesianëve 6:12 na kujton që nuk jemi në luftë me gjakun dhe mishin, por me armikun e shpirtërave tanë. Nuk duhet të hutohemi për identitetin e armikut në betejat tona.

Fatmirësisht, Perëndia ynë i padukshëm është më shumë se i fuqishëm të luftojë me armikun tonë të padukshëm. Kur arrijmë të kuptojmë mirë dashurinë pa kushte të Perëndisë, kuptojmë që Ai gjithmonë do të kujdeset për gjithçka që na duhet.

Nuk keni përse të keni frikë nga armiku i padukshëm. Besoni në Perëndinë, i vetmi që mund forcat e përbotshme të errësirës.


Lutje

Zot, mos lejo të harroj se kush është armiku im i vërtetë dhe mos më lejo të harroj që Ti je i gjithëpushtetshëm. Unë e di që nuk mund të përballoj gjithçka që armiku më hedh përpara, por Ti mundesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon